Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para godinës së Kryeministrisë.

“Akuza pa fakte. PD është financuar me para ruse 500 mijë dollar, është një fakt i dokumentuar, është një fakt i zbuluar në media në SHBA. I përqeshur gjerësisht këtu tek ne. Është konfirmuar nga raporti i Shërbimit Sekret Amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serb apo të tjera, janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim nongratash dhe spiunësh për një investim që do të jetë krenari Kombëtare se do të transformojë  Durrësin dhe ekonominë e tij. Do të rris vlerën e pasurive të patundshme. Në të gjithë Durrësin, do të rris vlerën dhe çmimet e hoteleve. Do të rrisë punësimin.” U shpreh fillimisht Rama.

“Ne jemi në anën e dinjiteti dhe krenarisë kombëtare. Nuk lë rast pa e lartësuar Shqipërinë, të tjerët Non Gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë. Qoftë edhe me emrin e tyre jo më kur hapin gojën nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq.”

“Bëjnë akuza në hava. Pa asnjë fakt nuk kanë.”

Ai tha më tej se inflacioni është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vendet e tjera të rajonit, si rezultat i mosrritjes së çmimit të energjisë.

“Është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi. Ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çmimit të energjisë që e kemi përballuar me shumë sukses përderisa nuk është rritur asnjë qindarkë fatura e familjarëve dhe e biznesit të vogël dhe përmes inflacionit të luftës, i cili pavarësisht se është e pamundur të eliminohet siç kemi mundur të eliminojmë deri tani çmimin e rritur, duke subvencionuar të gjithë pjesën e padukshme të faturës, është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vendet e tjera të rajonit, si rezultat i mosrritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh Rama.

 
 
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights