Edi rama 8 768x436

Qeveria mbylli pushimet zyrtarisht dhe ka nisur punën për sezonin e ri sa i përket zhvillimeve politike. Sot, më 26 gusht, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me ministra të kabinetit aktual.

Petrit Malaj, ishte i pari që ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë.

Pasi ai ka dalë nga kryeministria, Ramës i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Nuk ka detaje, janë takime informale, por duket se lidhen ngushtësisht me përgatitjen që është duke bërë kryeministri Edi Rama për sezonin e ri. Forumi i parë që do të mblidhet është më i rëndësishmi dhe më i madhi për PS që është asambleja”.

Nga konfirmimet deri më tani nuk pritet që ajo të zhvillohet brenda muajit gusht.

Në ditët e para të muajit shtator pritet të mblidhet asambleja ku do të bëhen publikë emrat e qeverisë së re. Pritet me interes se deri në ç’nivel do të bëjë ndryshime kryeministri Edi Rama”

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për t’ia lënë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, Ana Dajko, i hap rrugë tashmë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve. Vendimi është dërguar në KQZ dhe pritet që gjatë kësaj jave, Komisioni Rregullator të mblidhet dhe t’i certifikojë ato. Më pas, presidenti Bajram Begaj do të nxjerrë një dekret për mbledhjen e Kuvendit të ri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights