if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 195 1024x576

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shkuar sërish në Vlorë. Kjo vizitë e dytë në pak ditë, vjen pas shkarkimit të 21 drejtorëvenë këtë bashki. Sot, 7 korrik, Rama shkoi atje për të inspektuar atë që po ndodh me hapësirat publike, ndërsa zhvilloi mbledhje me drejtuesit e bashkisë.

Në mbledhje, kreu i qeverisë ka deklaruar se ky institucion duhet të karakterizohet tanimë nga “pagjumësia”, duke u bërë apel të rinjve t’i bashkohen strukturave të bashkisë.

“Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi të nisur dhe që bashkia e Vlorës do të jetë në një institucion për qytetarët dhe institucion i pagjumësisë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ai ka lënë afat datën 15 korrik për zgjedhjen e drejtuesve të rinj, pas dorëheqjes së “detyruar” të 21 drejtorëve.

“Vlora është një bashki që ka patur një volum të madh investimesh, problemi i hapësirave publike, është koha për ta trajtuar me shumë rigorozitet, nuk ka domosdoshmëri për t’ju ngushtuar frymëmarrjen bizneseve, por prioritet do të kenë qytetarët që ecin në këmbë. Njësitë e shërbimit në Lungomare me dizajn të ri, shpresojmë të jetë gati në shtator. Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët”, citohet të ketë thënë më tej.

Numri një i kabinetit është ndalur edhe te vendparkimet, ku ka përmendur ndërtimin e dy parkimeve nëntokësore pikërisht si masë lehtësimi.

“Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve, Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim.”

Ka pasur një keqmenaxhim nga ujësjellësi i Vlorës dhe rritje të abuzimit”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë ka kritikuar ditët e fundit mënyrën si është menaxhuar ky qytet, duke vënë kështu në lëvizje të gjitha strukturat e reja të bashkisë. Ai ka kërkuar edhe lirimin e të gjitha hapësirave publike të zaptuara, kryesisht nga ndërtuesit e pallateve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights