Rama 2 3 1024x651

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot, 23 shtator, në Vjenë, i pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”.

“Dua të shpreh një falenderim nga zemra Bankës Raiffeisen, drejtuesve të Bankës, qoftë në Vjenë ashtu edhe në Tiranë. Dua të falenderoj shumë drejtorit ekzekutiv në Tiranë, Kristian Kanakaris! E ka mbështetur me shumë kapacitete dhe dije aktorët lokalë, të cilëve kurrë nuk u ka munguar ambicia, por kishin nevojë për dije”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Sipërmarrjet e rëndësishme austriake prezantohen me Shqipërinë e sotme, si një histori suksesi dhe destinacion për investime strategjike në energji, turizëm, teknologji e jo vetëm.

Forumi do të ndahet në tre panele të ndryshme ku do të diskutohen tema të ndryshme.

Drejtori global i Raiffeisen Bank, Dr. Johann Strobl deklaroi se shpreson në sa më shumë investime në Shqipëri, pas kësaj konference.

“Banka jonë do të dhurojë një shifër të madhe për shkak të zjarreve që ka pasur, për ripyllëzim”, tha ai.

“Jemi krah jush dhe të gatshëm edhe për partneritete të tjera, për ekonominë dhe mbi të gjitha për shoqërinë shqiptare”, tha përfaqësuesja e Bankës, duke vënë theksin te procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights