Pas fitores së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku kandidatët e PS-së u zgjodhën kryebashkiakë në 53 bashki të vendit, Rama ka nisur një tur falënderimesh në të gjitha këto bashki. Këtë herë ai është ndaluar në Mat dhe Klos ku ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë ndaj PS-së.

Ai falënderoi edhe ata të cilët nuk kishin dalë në votime, duke i konsideruar si të djathtë të cilët nuk donin të votonin për koalicionin që udhëhiqej nga Ilir Meta në fletën e votimit.

Kryeministri e nisi turin e falënderimeve nga Shkodra ku për herë të parë pas 32 vitesh, PS do të drejtojë bashkinë me Benet Becin si kryebashkiak. Ai tha se besimi i dhënë nga qytetarët do të kthehet në vepra më të shumta se në çfarë është investuar gjatë këtyre 32 viteve në zonat ku më parë ka qeverisur PD.


https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights