Rama ne podcastin e vet 1024x576
Katër të rinj të cilët janë rikthyer në Shqipëri për të ndjekur dhe zhvilluar më tej pasionet e tyre, të kthyera tashmë në iniciativa biznesi, ishin të ftuar e kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ersi dhe Fatjoni kanë krijuar platformën “Kitesurf Albania”, të cilët morë edhe premtimin e kryeministrit për të bërë një stacion bazë për ushtrimin e kitesurfing pranë Porto Romanos.
Ndërkohë që dy të rinjtë e tjerë, Sara nga Britania e Madhe dhe Naimi i lindur në Shqipëri, por nga prindër të huaj ndanë me kryeministrin Rama interesin për të zhvilluar më tej biznesin e tyre në Shqipëri në sektorin e turizmit. Në fund kryeministri u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në emigracion që të kthehen. “Kanë ardhur nga fundi i botës dhe duan të jetojnë në Shqipëri. Ka një gjë këtu që nuk e gjen dot askund tjetër. Është e njëjta gjë që kam kuptuar unë kur jam kthyer. Hajde kthehuni”, tha Rama
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights