Inteligjenca artificial 1024x576

Kryeministri Edi Rama duket se ka menduar deri në detaje për të kënaqur sa më shumë liderët evropianë që ndodhen në Tiranë për Samitin e 6-të Politik.

Duke përdorur atë që ai lavdëron më së shutmi, Inteligjencën Artificiale, Rama ka krijuar nga një version “bebe” të çdo lideri e lidere të kontinentit, duke shprehur në gjuhën amtare të secilit “Mirëseerdhët në Shqipëri”.

Kjo surprizë e Ramës shkaktoi habi fillimisht pasi ndërkombëtarët nuk prisnin një gjë të tillë, por shpejt habia u shndërrua në buzëqeshje dhe duartrokitje, pasi ishte diçka e mirëmenduar e që atyre dukshëm u pëlqeu.

https://www.facebook.com/share/v/1H9kvfUxfk/

47 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe institucione të BE-së janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian. Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s, Këshillit të Evropës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë marrë gjithashtu ftesa për pjesëmarrje.

Vendet e përfaqësuara do të jenë: Shtetet anëtare të BE-së (EU27), Shqipëria (mikpritëse), Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtenshtajni, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, San Marino, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mes evropianëve do të diskutohet për sigurinë e kontinentit, përfshirë dhe mbështetjen për Ukrainën, demokracinë, investimet dhe inovacioni në fusha të ndryshme, migracioni, lëvizja e fuqisë punëtore dhe të rinjtë

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights