Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me aksionin kombëtar të lirimit të hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve, duke sjellë në vëmendje se nuk ka asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York.
Por, shkroi Rama në rrjetet sociale, “pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare”.
“Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike”, deklaroi Kryeministri.
Sipas tij, Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh.
“Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi”, përfundoi reagimin Kryeministri Rama.
Këto javë fokusi i pushtetit lokal do të jete lirimi i hapësirave publike në qytete të cilat i janë marrë komunitetit.
Autoritetet kanë apeluar subjektet t’i lirojnë vetë këto hapësira publike të përbashkëta barrikadat që u kanë ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, përndryshe do të ballafaqohen jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale,