Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria dhe Japonia kanë bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën.

Në një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio, kryeministri Rama foli për bashkëpunimin për të dënuar agresionin rus në Ukrainë.

“Ne jemi bashkë në Këshillin e Sigurimit dhe siç thatë ju, ne kemi bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën dhe bashkërisht dënojmë agresionin rus.

Është një shkelje totalisht e papranueshme e së drejtës ndërkombëtare dhe një sulm totalisht i papranueshëm ndaj integritetit territorial të një vendi tjetër.

Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me miqtë dhe aleatët japoneze në Këshillin e Sigurimit dhe jemi shumë të nderuar që e bëjmë këtë”, tha Rama.

“Siç e përmendi kryeministri, ne e kemi parë me shumë interes strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare që ai ka bërë dhe i shpreha vlerësimin tim më të thellë për këtë dokument të thellë që mbulon çështjet e kësaj kohe të vështirë në një mënyrë shumë frymëzuese”, u shpreh Rama.

Në fund, kryeministri Rama ftoi homologun japonez për të vizituar Shqipërinë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights