Deputeti i
PD-së Ervin Salianji ka folur për mediat jashtë parlamentit, pas deklaratave të
kryeministrit Edi Rama ndaj tij.
Salianji tha se Rama iu drejtua me një gjuhë rrugaçi opozitës dhe e kërcënoi me
një gjyq që e ka hapur vetë, por se nuk trembet nga mbrojtja e interesit
publik.
Sipas tij,
përballja do të bëjë që kryeministri i shfazuar të kthehet në binarë. Ai i bëri
thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.
“Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse km në ditën që duhej të kujdesej për
qyt u kujdes për një tjetër megaaferë korruptive. Kërkon të marrë mijëra metra
katrorë tokë dhe miliona dollarë për t’i kaluar në xhepat e njerëzve afër tij.
E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi si i drejtohej opozitës. Pa diskutim ngjarja
tjetër e cila është paralajmëruar, se si km nga foltorja e parlamentit mendon
se më kërcënon që e ka hapur vetë. 20 minuta pasi km e bëri këtë kërcënim,
Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke
ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit. As
më tut që të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo
që është në atë sallë. I drejtohet me atë gjuhë si i shfazuar. Mendon se është
me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla.
Shqetësimi kryesor i km me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të
cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që
një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në
binarë”, deklaroi Salianji.

