Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për projektin e Portit të Durrësit.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë, duke ironizuar Metën theksoi se ky i fundit po përgojon një kompani që ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

 

Kreu i qeverisë ka thumbuar Metën për ndryshimin e emrit të Partisë nga LSI në Partia e Lirisë, ndërsa nuk kursehet të japë dhe parashikimin e tij duke shtuar se; ‘se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!’

“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë!

Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!” -thuhet në reagimin e Ramës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights