Nënstacioni elektrik në Vorë garanton sot cilësi furnizimi me energji elektrike shumë herë më të mirë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se nënstacioni i ri elektrik në Vorë do të ndikojë  drejtpërdrejt edhe në uljen e humbjeve në rrjet, në këtë zonë të rëndësishme industriale për ekonominë e vendit.

“Gati nënstacioni i ri elektrik në Vorë, i cili do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe në uljen e humbjeve në rrjet, në këtë zonë të rëndësishme industriale për ekonominë e vendit”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërtuar deri tani 11 nënstacione të reja, 2200 kabina të gjitha të reja, si dhe ka vendosur mbi 500 mijë matësa smart në të gjithë Shqipërinë.

MIE po planifikon të nisë punën për të pajisur 26 mijë kabinat në vend me smartmetër dhe më pas të vendosë këtë pajisje edhe për të gjithë abonentët.

Qeveria synon të rrisë prodhimin e energjisë elektrike me 4 Tera deri në vitin 2030 duke e kthyer vendin në eksportuese të energjisë, përmes ndërtimit të Skavicës, ndërtimit dhe operimit të TEC-it të Vlorës, shtimit të kapaciteteve të parqeve fotovoltaike, jo vetëm atë të Karavastasë, por edhe të Spitallës dhe shumë iniciativave të tjera private të cilat po ndërmerren në këto kohë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights