Rama 14 1024x579

Kryeministri i vendit Edi Rama në podcastin e përjavshëm “Flasim” i cili këtë javë do të jetë një podcast maratonë ka folur në nisje të tij për rëndësinë e votimit të Partisë Socialiste për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas Kryeministrit ne duhet ta mbyllim përfundimisht historinë e diskriminimit dhe sipas tij nuk duhet të lejojmë asnjë që të na ndajë më askush si ‘dele të zeza’.

Rama mes të tjerash u shpreh se në mandatin e katërt mund t’i siguroj çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 për të pasur liri dhe mundësi të njëjta me qytetarët e tjerë të Europës.

“Të dashur miq, bashkëqytetarë bashkëatdhetarë që po më ndiqni tani. Ne mund ta mbyllim përfundimisht këtë histori diskriminimi, poshtëruese dhe mos të na ndajë më askush si dele të zeza nga tufa e bashkëudhëtarëve tanë europian kur hymë në një kufi. Të mos i japim më llogari një polici në aeroport sepse po hymë në BE dhe kur do ikim. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë 2030. Kjo pasaportë duhet të ndryshojë dhe në këtë pasaportë duhet të shtohet diçka themelore, Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë.

Për t’ju dhënë pasaportën e BE, na duhet një mandat më i fortë se tre mandatet e derisotme. Prandaj kush e do pasapotën e BE, ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë, të bashkohet me votën e bashkuar të na japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar dhe shqiptare me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Pasaporta europiane e shqiptarëve nuk ëhstë vetëm liri hyrje në çdo kufi të BE nga një corridor pa rradhë, por është liri qëndrimi në çdo pikë brenda BE.

Me këtë pasaportë Europa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Europa. Kjo nuk ëhstë retorikë. Ky është horizonti ynë më i afërt se kurrë. Me pasaportën e BE vajzat dhe djemt e Shqipërisë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës me tarifa të njejta si student të barabartë europian, mund të punojë pa leje pune kudo duke gëzuar të njëjtat të drejta si suedezët në Suedi…”shprehet Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights