Rama e balluku 1024x621

Hapet zyrtarisht për qarkullim me të gjithë sinjalistikën përkatëse rruga Qukës-Qafë Plloçë këtë të premte, 5 shtator.

Në inaugurimin e këtij aksi rrugor tejet të rëndësishëm, janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ministrja ka ndarë foton më herët nga kjo rrugë ku ka shkruar: Gati gjithçka!

Tanimë, distanca Tiranë-Korçë do të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit të 8-të nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Kujtojmë se në vitin 2016 qeveria vendosi ta rikonceptojë projektin e rrugës për shkak të problematikave lidhur me sigurinë rrugore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights