Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte, më 10 prill, një takim me pensionistë të njësisë nr. 2 në kryeqytet.
Në këtë takim, po diskutohet për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për t’u 5-fishuar deri me 2030-ën.
“E filluam me rritjen e pagave në administratë dhe e thamë që reforma mbrapa është rritja e pensioneve dhe në fakt dy vite pas pagave rritëm të ardhurave të pensioneve.”, tha ajo duke theksuar se nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe dalëngadalë është projektuar një trajektore rritëse.
Edhe zv.ministrja Olta Manjani e shpjegoi këtë trajektore, duke thënë se rritja ka nisur me 18 mijë lekë në muaj dhe rritja do të vijojë duke u dyfishuar vitin e radhës, trefishuar më pas, derisa të pesëfishohet ne vitin 2030.
