Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim të veçantë në ambientet e Kryeministrisë, fëmijët e klasës së djalit të tij, Zaho.

“Delegacioni më i bukur që më kanë parë sytë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe fotografi nga vizita e fëmijëve në ambientet e ndryshme të kryeministrisë.

Fëmijët, gjatë vizitës, panë nga afër ambientet e zyrës së kryeministrit, si dhe mjedise të ndryshme të këtij institucioni të lartë shtetëror.

Rama i shoqëroi fëmijët në muzeun e ndodhur në Kryeministri, ku u njohën me historikun që mbart kjo godinë qeveritare ndër vite, si dhe zhvilloi një bisedë të ngrohtë me ta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights