Nga sot në Tiranë do nis të funksionojë Komitetit i Përbashkët Konsultativ i ngritur me ndihmën e Komitetit Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian. Ky do të jetë një mekanizëm ku do të jenë pjesë përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile që do të nxisin dialogun social duke bashkëpunuar dhe me autoritete shtetërore për ato aspekte që nevojitet për negociatat e anëtarësimit.
Vetë presidenti i Komitetit Ekonomik Social Europian vlerëson performancën e deritanishme të ekipit negociator shqiptar duke e dalluar dhe nga vendet e tjera kandidate.
“Shqipëria është një nga anëtarët me performancë më të shkëlqyer në rrugën e anëtarësimit në BE në grupin e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës me gjithë zemër iu uroj që te permbushet ambicia juaj për të mbyllur deri në 2027 negocitata dhe të bëheni anëtar deri në 2030. Është objektiv ambicioz por me sienergjinë e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile është i arritshëm. Duhet të jemi të drejtë, e dimë që në të kaluarën kemi lënë disa shtete në listë pritjesh dhe nuk duhet përsërisim këtë gabim. Jam pozitiv se do ta përmbyllim këtë proces siç e dëshironi edhe ju dhe siç është paraparë”, theksonPresidenti i EESC, Oliver Ropke.
Kryeministri ndërkohë e vlerëson gadishmërinë e BE për ngritjen e një komiteti që do të japë një ndihmë të vlefshme duke nxitur aktorët lokal social dhe që bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë.Shenje kjo e vullnetit që Brukseli po tregon kohët e fundit për të mirëpritur rajonin tonë në gjirin e tij.
“Rama” nuk e kemi ndjerë kurrë atë që ndjejmë së fundmi, gatishmërinë për ta bërë këtë realitet dhe për ta bërë realitet tani. Meqë ra fjala, më duhet ta them kanë edhe një buzëqeshje krejt ndryshe nga buzëqeshja tipike zyrtare e Brukselit. Ndoshta sepse punojnë me pjesën më të lirë të shoqërisë evropiane që është shoqëria civile, sindikata”, thekson Rama.
Kur ka qeverisur për 12 vjet dhe kërkon dhe një mandat tjetër 4-vjeçar, Edi Ramës i duket tërheqëse të jesh sindikalist, në një vend ku duhet thënë që sindikatat janë inekzistente.
“Duhet të jetë shumë interesante që të jesh një sindikalist sepse ke shansin të thuash çdo gjë të keqe për qeverinë, po në fakt nuk e ke për detyrë që të ndreqësh asgjë që qeveria ka për detyrë të ndreqë, kështu që do doja të isha një sindikalist. Dhe jam i sigurt që do të isha dhimbja më e madhe e kokës e qeverisë që drejtohet nga unë”, shprehet Kryeministri.
Por thënë këtë Rama është i qartë se nuk do ta “lëshojë” karrigen kryeministrore për askënd përfshirë dhe presidentin Ropke që është në fund të mandatit të tij në komitetin ekonomik social europian të cilit i shpreh gadishmërinë për t’i ofruar çdo lloj pune në Tiranë.
“Faleminderit zoti president që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne dhe natyrisht duke përdorur teknikat tuaja të sindikalistit. nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jesh i sigurte që Shqipëria do t’ju ofrojë gjithmonë një punë nëqoftëse Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet që t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për një punë, ejani në Shqipëri. Mund t’ju ofroj cdo punë, përveç times”, thotë kreu i PS.