Një 68-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Sopës në Divjakë, pasi ra nga një portë gjatë punës për saldimin e saj.
Ngjarja ndodhi në pronën e një shtetasi tjetër, ku viktima po kryente punime.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.