Banorët e Rrjollit dhe ato të Durrësit kanë protestuar sot para Kuvendit për pronat e tyre duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë di dhe projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn” në Durrës.
Qytetarët u bënë thirrje deputetëve që ti mbështesin në këtë kauzë në mbrojtje të pronave të tyre.
Një prej protestuesve tha se “ ne kemi ardhur për një të drejtë që sot e kërkojmë në Kuvend dhe nesër do e kërkojmë edhe te institucionet e tjera. Ne kemi vendosur që të protestojmë në mënyrë demokratike. Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që ne kemi dhe na i ka dhënë ligji. Në të kundër nuk do të rrimë duarkryq. Nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër, o vdekje, o liri”.
Protestës së qytetarëve iu bashkuan edhe deputetët Agron Shehaj dhe Redi Muçi. Shehaj tha se padrejtësia me pronat është padrejtësi amë e madhe që u është bërë qytetarëve në këto 35 vjet.
”Kjo është një çështje në fakt politike sepse pronat nuk i vjedh vetëm oligarku, por oligarkët me klasën politike të korruptuar politike që kemi në Parlament. Askush nuk ua vjedh dot pronat pa lejen e tyre, janë ortakë. Heshtja e tyre tregon që po i vjedhin bashkë”, tha ai duke iu premtuar qytetarëve që do të jenë krah tyre për të protestuar për pronat e tyre.
Ndërsa banorët e Durrësit të cilët protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kërkojnë nga bashkia Durrës vlerësim të saktë të pronës së tyre ose sigurimin e një banese si dhe kundërshtojnë bonusin e qirasë që është parashikuar paraprakisht nga bashkia.
