Untitled design 1

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, ku u shkëput energjia elektrike.

Ai tha se ndërprerja e energjisë elektrike nuk rrezikoi jetën e pacientëve dhe se vdekja e të burgosurit, nuk ka lidhje me shkëputjen e energjisë.

“Sa i përket vdekjes së një të dënuari, gjendja e tij ishte e rëndë. Jo vetëm natën e mbrëmshme, por e rëndë që në ardhje, ditën që u shtrua që t’i nënshtrohej një interventi kirurgjikal. Të gjitha të dhënat janë të argumentuara në kartelën e të sëmurit. Ai vuante nga ceroza. U trajtua kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri u nda nga jeta në orën 04:33 minuta.

Furnizimi me energji u rikthye në orën 21:42 minuta. Në kushtet kur ke 9 të sëmurë që i ke në trajtim me ventilacion mekanik, edhe shkëputja elektrike ndodh në një moment të caktuar, vendimi që morën për transferimin e tyre ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të të funksionimit të këtyre pajisjeve, që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve në mënyrë të njëkohshme.

Nuk mund ta them se sa është ose sa është koha që këto pajisje funksionojnë, por mbajnë për 4-5 orë. Incidente të tilla me shkëputje energjinë rëndon shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë.

Ashtu si edhe mbrëmjen e kaluar ku fakti që ne nuk patëm asnjë humbje jete në një situatë të tillë na bën që meritojmë diçka më shumë nga ju gazetarët në radhë të parë, pasi kjo tregon se shërbimi ynë është i gatshëm në situata të tilla. Ne kemi masa sigurie për të mbajtur në jetë të sëmurët, edhe nëse ndodh që ikin dritat gjatë operacionit”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights