Qeveria belge ka urdhëruar sot vlerësimin e reaktorëve në centralet më të vjetër bërthamor, mes shqetësimeve për sigurinë e furnizimit me energji, tha agjencia e lajmeve “Belga”.
“Operatori i rrjetit “Elia” dhe operatori i centraleve bërthamore të Belgjikës, “Engie”, do të vlerësojnë nëse dy reaktorët, të planifikuar për t’u mbyllur përkohësisht për të kryer punimet e mirëmbajtjes, mund të vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje deri në vitin 2035″, sipas Belga.
“Qeveria kërkoi fillimisht, një vlerësim të tre reaktorëve të tjerë bërthamorë të vendit, nëse mund të funksionojnë dy vjet shtesë deri në vitin 2027”, tha “Belga”.
Gjithashtu, janë shprehur shqetësime për zgjatjen e jetëgjatësisë së tre reaktorëve më të vjetër të vendit, të cilët u shfaqën për herë të parë aktiv në vitin 1975.
Belgjika ka dy centrale bërthamore me një total fillestar prej shtatë reaktorësh.
Dy reaktorë janë hequr nga rrjeti, gjatë muajve të fundit.

