Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme, e Bujqësisë dhe Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile kanë përgatitur një plan masash për rritjen e gatishmërisë për muajin gusht.
Plani u prezantua nga ministrat përkatës, sot më 31 korrik.
Nga zjarret më e prekur është Vlora me 17 mijë e 500 hektarë sipërfaqe të djegur, ndjekur nga Dibra, Tirana dhe më pas Berati.
Ministri Pirro Vengu bëri me dije se nga zjarret janë prekur 12 banesa, tre stane, një objekt kulti dhe një nënstacion energjie.