Edi rama 4 768x512

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për bllokimin e rrjetit social TikTok në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare. Ky hap u bë i ditur gjatë një takimi me prindër dhe mësues, ku u diskutua plani i ri për rritjen e sigurisë dhe cilësisë në shkolla.

Sipas Kryeministrit, TikTok po ndikon negativisht në sjelljen dhe zhvillimin e të rinjve, duke e përshkruar si një “ndikim të dëmshëm” në jetën e tyre.
“TikTok-u ka krijuar një mjedis toksik për të rinjtë tanë, duke promovuar përmbajtje që shpesh është e papërshtatshme dhe e rrezikshme. Ky vendim është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur brezin e ardhshëm. Për një vit, ky rrjet social nuk do të jetë i aksesueshëm në Shqipëri,” tha Rama.

Kryeministri shtoi se paralelisht me këtë masë, do të fuqizohet monitorimi dixhital në shkolla. Një program i ri do t’u mundësojë prindërve të kenë akses në sistemet e mbikëqyrjes dhe të ndjekin progresin e fëmijëve të tyre.
“Do të vendosim një sistem të fletores dixhitale, ku prindërit do të informohen jo vetëm për notat, por edhe për sjelljen dhe përfshirjen e fëmijëve në shkollë. Kjo është një mënyrë për të forcuar komunikimin mes familjes dhe shkollës,” shtoi ai.

Qeveria synon që këto iniciativa të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të rinjtë dhe të rrisin ndërgjegjësimin për ndikimin e teknologjisë në jetën e tyre. Vendimi për ndalimin e TikTok-ut, sipas Kryeministrit, është një thirrje për një reflektim kolektiv mbi mënyrën si përdoren rrjetet sociale dhe për ndikimin e tyre tek të rinjtë.

Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të pasohet nga masa të tjera për të garantuar sigurinë dixhitale dhe ndërveprimin më të shëndetshëm midis shkollës, familjes dhe komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights