Image 112

Qeveria ka miratuar strategjinë 2025-2030, përmes së cilës do të jepet pension i 13-të për të moshuarit.

Ky plan synon përmirësimin e cilësisë së jetesës për moshën e tretë në vend, objektiv që pritet të realizohet brenda vitit 2030.

Plani do të përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e UNFPA dhe në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Synohet reformim i skemës së pensioneve, që nga rishikimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë e deri te rritja e pensionit mesatar apo dyfishimi i përfituesve të pensionit social.

Edhe për ata shqiptarë që kanë kontribuar në Greqi, më në fund do të ndërmerren hapa konkretë për pensionet e tyre, për të cilat pritet të firmoset marrëveshja me vendin tonë.

Kujtojmë se ky sektor është nënvizuar herë pas here nga qeveria si prioritet, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një nga objektivat për mandatin e katërt. Target, është që pensioni minimal 200 euro të arrihet brenda 2030-ës. Shteti shqiptar, siç ka deklaruar Rama, ka dhënë 165 milion euro për pensionistët me bonuset në fundvit e pranverë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights