Tik to

Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Sipas ministres, TikTok do të mbyllet për 1 vit. Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.

Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat dixhitale që i përket të gjitha aspekteve shëndetësore, aspekteve që lidhen me shëndetin psiko-emocional të fëmijëve, por edhe  nme pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike që lidhen pikërisht nga këto elementë që nxiten në mjedisin dixhital dhe pikërisht në platformën e Tik-Tok. Do të mbyllet për 12 muaj, tha Manastirliu.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria në Dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights