Tiktok logo.svg

Në një vendim të papritur, qeveria shqiptare ka shpallur mbylljen përkohësisht të platformës TikTok në Shqipëri për një periudhë 12-mujore, duke theksuar shqetësimet për ndikimet negative të saj në shëndetin psikologjik të fëmijëve. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, njoftoi se ky veprim vjen pas një konsultimi të gjerë me 65,000 prindër dhe mësues, të cilët u shprehën për mbështetje të masave për kufizimin e përdorimit të TikTok. Ky vendim është marrë për shkak të përmbajtjeve të pakontrolluara dhe dhunës që shpërndahen në platformë, të cilat mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Në një reagim nga kryeministri Edi Rama, ai e quajti vendimin një hap të përkohshëm dhe tha se qeveria është në bisedime me përfaqësues të TikTok për të vendosur filtra që do të kufizojnë përmbajtjet problematike dhe do të rrisin sigurinë për fëmijët. Rama theksoi se do të merret një periudhë kohe për të vlerësuar efektet dhe për të siguruar masa që do të ndihmojnë në mbrojtjen e përdoruesve të rinj.

Vendimi për mbylljen e TikTok u pasua me reagimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e cilësoi këtë akt si një censurë dhe një shkelje të lirisë së shprehjes, duke paralajmëruar një protestë për 15 mars. TikTok është një platformë që ka mbi 1 milion përdorues në Shqipëri dhe është përdorur edhe për aktivitete biznesi. Kjo masë vjen pas një ngjarje tragjike në të cilën një 14-vjeçar u vra nga një sherri i nisur në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights