Pas më shumë se gjashtë muajsh negociatash, Belgjika do të ketë një qeveri koalicioni, të udhëhequr për herë të parë nga partia e krahut të djathtë N-VA, njoftoi agjencia belge e lajmeve, Belga.
Kryeministri i ri i vendit do të jetë Bart De Wever, kreu i partisë nacionaliste flamande antimigratore N-VA, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të qershorit.
De Wever, i cili më parë ishte kryebashkiak i qytetit port të Antverpit, do të kryesojë një koalicion prej pesë partish.
Ai do të qeverisë së bashku me partinë liberale MR nga Wallonia frëngjishtfolëse, me kristian-demokratët nga të dy pjesët e vendit dhe me socialdemokratët flamandë.
Një nga qëllimet kryesore të qeverisë së re është të zvogëlojë barrën e madhe të borxhit të Belgjikës dhe huamarrjen e re.
Priten reforma drastike socio-ekonomike, duke përfshirë shkurtime të rënda të shtetit të mirëqenies.
Qeverisë i është vënë nofka “Koalicioni i Arizonës”, sepse ngjyrat e partive, përkatësisht portokallia, e verdha, e kuqe dhe blu, përputhen me flamurin e shtetit amerikan.
NV-A fitoi tashmë zgjedhjet e mëparshme në 2019, por mbeti në opozitë.
Në atë kohë, u deshën rreth 16 muaj negociata për të formuar një koalicion prej shtatë partish – të gjelbërve, liberalëve dhe social-demokratëve nga të dy pjesët e vendit si dhe kristian-demokratët.
Formimi i një qeverie në Belgjikë është shpesh i ndërlikuar.
Mbreti luan një rol ndërmjetësues në formimin e qeverive të koalicionit.
Votimi është i detyrueshëm në Belgjikë.
Ata që nuk votojnë pa një arsye të pranuar gjyqësor rrezikojnë një gjobë