Në Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore, çdo javë, rreth 100 ushtarakë marrin shërbime mjekësore të domosdoshme, që nga analizat laboratorike, konsulta shëndetësore, e deri tek trajtimet dentare.
Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se kjo qendër luan gjithashtu një rol të rëndësishëm për efektivët në fazën përgatitëse përpara nisjes për misione.
“Në Qendrën Shëndetësore të Forcës Tokësore, çdo javë, rreth 100 ushtarakë marrin shërbime mjekësore të domosdoshme, që nga analizat laboratorike, konsulta shëndetësore, e deri tek trajtimet dentare.
Kjo qendër luan gjithashtu një rol të rëndësishëm për efektivët në fazën përgatitëse përpara nisjes për misione.
Mjekët dhe stafi i janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të efektivëve tanë.
Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe kapital njerëzor për të ndërtuar një ambjent modern në të gjitha “qelizat” e Forcave të Armatosura, që shumë shpejt do të pasurohen edhe me ambjente cilësore në fushën e shërbimit mjekësor dentar”, shkruan ministri.