Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë ngjarjen që ndodhi të premten e 22 gushtit, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një makine. Atje lëviznin dy persona, shoferi 38-vjeçar dhe një pasagjer.
Si autorë të ngjarjes janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që ka shtënë me kallashnikov dhe një 30-vjeçar që i jepte makinës në momentin e ngjarjes.
Ndërkohë janë proceduar penalisht dy personat në makinën ndaj të cilës u qëllua me armë dhe dy persona të tjerë, të cilët sipas policisë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy autorët.
Pas kësaj ngjarje, 28-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së 38-vjeçarit duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi. Fatmirësisht nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
