Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të pasmesnatës ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në njoftimin zyrtar, policia deklaron se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).Policia informon se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 60-vjeçarit Pal Kola.

Begaj ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se “agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese”.

Rama i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së Top Chanel duke theksuar se “meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights