77 1024x578

Kryeministri britanik, Keir Starmer në deklaratën për mediat para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian është shprehur se Britania dhe aleatët po punojnë që të detyrojnë Rusinë për të negociuar për paqen.

Starmer u shpreh se takimi i sotëm është një mundësi shumë e mirë ‘që të tregojmë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për të vepruar’.

Keir StarmerAjo që pamë dje dhe gjatë NATO-s tregon se Putini nuk është gati për paqen. Ne dhe aleatët do të punojmë dhe do të jemi të qartë në mënyrë që ta detyrojmë Rusinë. Ne do të veprojmë së bashku për të shtrënguar sanksionet, por për mua është e qartë, Putini nuk është i gatshëm për paqe, ndaj sot është një mundësi shumë e mirë që të tregojmë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për të vepruar. Kemi pasur marrëveshje të rëndësishme me Indinë dhe SHBA por do të shohim se si do të shkojnë këto bisedime me Bashkimin Europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights