Ilaria sula dhe mark samson 1024x576

Pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçari Mark Samson tentoi të mashtrojë të gjithë, duke sajuar një histori se ish-e dashura e tij ishte arratisur me dikë tjetër.

Mediat italiane kanë publikuar mesazhet që i riu i dërgoi në Whatsapp shoqes së ngushtë të Ilarias e cila po e kërkone me ngulm. Ai i dërgoi asaj foton e një djali tjetër, duke i shkruar se me të ishte njohur rastësisht në Universitetin La Sapienza dhe se kishin ikur së bashku në Napoli.

Shoqja i kërkon të bëjë kujdes dhe më pas këmbëngul që Ilaria ta kontaktonte me zë ose me video-telefonatë. Por Samson shpik një tjetër genjeshtër, duke shkruar: “Nuk më punon telefoni. Ka marrë ujë mikrofoni”.

Dyshimet se mesazhet po i shkruan dikush tjetër në vend të Ilarias, shoqja e saj i vendos një ultimatum që brenda 4 minutash ajo duhet ta telefonojë pasi prindërit e 22-vjeçares kanë shkuar në komisariat.

I riu bëri edhe një tentativë të fundit duke publikuar një mesazh në faqen e Ilarias në Facebook, se ishte mirë dhe nuk duhej të shqetësoheshin për të, por askush nuk e besoi.

Telefoni i së resë nuk është gjetur më. Universiteti La Sapienza i Romës ka vendosur emrin e Ilarias në një prej ambienteve të tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights