Paris Saint-Germain është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve.
Kampionët e Francës dhe të Evropës, triumfuan pa shumë vuajtje ndaj Inter Miami, me rezultatin e thellë 4-0.
Francezët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, kur tundën rrjetën katër herë. Dopieta e shënuar nga Neves, goli i Hakimit dhe autogoli i Aviles, i dha suksesin skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.
Në krahun tjetër, Inter Miami u duk i pafuqishëm për të reaguar ndaj PSG-së, që konfirmoi edhe njëherë tjetër forcën.
Në çerekfinale, parisienët do të përballen me fituesin e duelit Flamengo-Bayern Munich.