Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit. Kjo mbledhje zhvillohet për herë të parë për këtë sesion parlamentar.
Pjesë e saj ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisioneve parlamentare.
Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen këtë javë.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur në Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë, pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare. Të martën ndryshimet pritet të miratohen në seancë.