Kryeministri Edi Rama falënderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Në një postim në Facebook, Rama njofton se festa e fitores, ku do të falenderojë të gjithë qytetarët do të mbahet sonte në orën 19:00 në Sheshin Skënderbej.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Partia Socialiste nga rezultatet e deritanishme prin me 80 mandate, teksa Partia Demokratike numëron 53 të tilla. Mandatet e tjera ndahen mes katër partive të tjera, ku forcë e tretë deri tani është Partia Socialdemokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate, si dhe Lëvizja Bashkë si dhe Nisma Shqipëria Bëhet deri tani e kanë nga një mandat të siguruar.