Protesta 1

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Hagë në demonstratën më të madhe në Holandë në dy dekadat e fundit, duke kërkuar që qeveria të ndërpresë çdo bashkëfajësi me veprimet e Izraelit në Gaza dhe të ndërmarrë hapa konkretë për ndalimin e asaj që ata e quajnë genocid. Pamje nga grumbullimet masive në Hagë – flamuj palestinezë, pankarta dhe momentet e marshimit pranë Pallatit të Paqes. Një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe ndërgjegje globale është ngritur nga mijëra qytetarë në zemër të Hagës. Protestues nga e gjithë Holanda u mblodhën në një nga demonstratat më të mëdha që ka parë vendi në 20 vitet e fundit – mbi 100 mijë vetë kërkuan ndaljen e gjakderdhjes në Gaza dhe tërheqjen e mbështetjes për fushatën izraelite. Pamje nga organizatat pjesëmarrëse si Amnesty, Save the Children dhe Médecins Sans Frontières. Tubimi u mbështet nga organizata të njohura ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ndihmën humanitare, që bënë thirrje për një qëndrim më të qartë dhe aktiv të Holandës në mbrojtje të civilëve palestinezë. “Ndihesh i pafuqishëm kur shikon kaq shumë padrejtësi dhe ti nuk mund të bësh asgjë tjetër, përveçse ta bësh zërin tënd të dëgjohet. Por kur shoh këtë tubim, ndihem krenare për popullin tim.” “Protesta ime është kundër genocidit në Gaza dhe kundër bashkëfajësisë së vendit tim. Ne ende furnizojmë pjesë për avionët F-35 dhe nuk jemi të gatshëm të vendosim një vijë të qartë kundër Izraelit.” Pamje nga marshimi pranë Pallatit të Paqes dhe skena ku protestuesit përshkojnë rreth 5 km rreth qytetit. Demonstruesit kaluan simbolikisht përpara selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, institucion që vetëm një vit më parë i kërkoi Izraelit të parandalojë çdo veprim që mund të përbëjë akt gjenocidi. Ata krijuan një unazë 5 kilometërshe rreth qendrës së Hagës – një “vijë e kuqe” që, sipas tyre, qeveria holandeze ka dështuar ta vendosë. Protestuesit kërkuan që politika holandeze të mos qëndrojë më neutrale përballë dhunës në Gaza. Ata paralajmëruan se nëse nuk ka veprim konkret, mobilizimi do të vazhdojë. Thirrja e tyre është e qartë: nuk ka më vend për indiferencë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights