Dhjetëra mijëra njerëz dolën në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë të dielën për një tubim kundër presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij. Tubimi në sheshin Slavija të Beogradit, një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit, u thirr nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, me tej raportohet se protesta është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkonte përgjegjësit për shembjen e një tende në një stacion hekurudhor në veri të vendit që vrau 15 persona më 1 nëntor.
“Ne jemi të gjithë nën tendë,” shkruhej në një nga pankartat e shfaqura në sheshin kryesor të Beogradit.
Mitingje më të vogla u mbajtën edhe në qytetet e Nishit dhe Kragujevcit. Protesta në Beograd filloi me një heshtje 15-minutëshe për viktimat, e më pas me brohoritje “Ju keni gjak në duar!”. Shumë në Serbi fajësojnë kolapsin për korrupsionin e përhapur dhe punën e ngadaltë në ndërtesën e stacionit hekurudhor në qytetin e Novi Sadit që u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e mega-projekteve të dyshimta që përfshijnë kompani shtetërore kineze. Protestuesit kërkojnë që Vuçiç dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.