if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Teksa pak më parë kishte tensione në ambientet e jashtme të Hipotekës, ku banorët e Bërxullës tentuan të hynin në ambientet e godinës, duket se është gjetur një dakordësi.

Shefi i sigurisë së kësaj godine iu sugjeroi banorëve që të qetësohen dhe mos të hyjnë me dhunë në Hipotekë, ndërsa theksoi se do të gjejnë një mënyrë që të futen brenda dy persona, si përfaqësi e protestuesve.

Ndërkohë, banorët e Bërxullës kanë rënë dakord, ndërsa kanë konfirmuar se nuk do të përdorin dhunë, por se duan një përgjigje nga ky institucion sa i takon projektit për rrugën Thumanë-Kashar, për shkak se preken banesat dhe tokat e tyre.

Tensionohet situata. Banorët e Bërxullës kanë tentuar të hyjnë në zyrat e Hipotekës, por janë përballur me forca të policisë private.

Banorët kundërshtojnë projektin Thumanë-Kashar. Gjatë protestës së sotme ata janë shprehur se brenda në zyrat e Hipotekës ndodhen hajdutët e qytetarëve.

“I kanë bërë zyrat si bunkerë. Mbroni kriminelët”, ka thënë një banor.

Gjithashtu banorët kanë theksuar se ligji nuk funksionon për hajdutët dhe sekserët.

“Ne jemi në qiell të hapur, nga minuta në minutë mund të dalim m çadra. Punimet vazhdojmë, por projekt nuk ka. Duhet të bëhemi Dallëndyshe si zonja Bici se nuk kemi ku të kalojmë. Duhet të fluturojmë që të kalojmë në anën tjetër.

Nuk na japin përgjigje as Kryeministria, as Ministria dhe kemi ngelur në qiell të hapur. Kërkojmë vetëm të zbatohet ligji dhe asnjë më tepër”, tha një protestues.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights