if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Sali berisha 9 1024x619

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përshkroi propozimin për Kodin e ri Penal, si një “narkokod”.

Sipas Berishës, në të “goditen pa mëshirë qytetarët”, dhe “trajtohen me butësinë maksimale zyrtarët”. Po ashtu ai u ndal edhe te hapësira që u është lënë të burgosurve përjetë për të kërkuar liri me kush pas 35 vitesh dënim në qeli.

“Ata tani kanë të mundur plotësisht të dalin dhe të bëjnë punë vullnetare sepse janë eksponentë kryesorë të mafies qeveritare”, tha Berisha.

Kryedemokrati akuzoi për interesa në ndryshimin e kodit dhe se kjo është bërë pa konsultim.

“Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.Dhe këtë kur e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa asnjë konsultim paraprak me faktorët kryesorë, me avokatët, me gjyqtarët, me prokurorët, me shoqërinë civile, me mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se nuk ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor, as të qytetarit, mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve, por përkundrazi ke interesat e narkoshtetit, shtetit mafioz, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë në sekret të plotë”, tha Berisha.

Sipas tij, stabiliteti i ligjit është kusht madhor për sigurinë juridike

 “Ligji preket rrallë dhe kur preket, preket me një dorë që dridhet. Pse kjo? Sepse stabiliteti i ligjit është kushti madhor i sigurisë juridike”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights