Img 2474

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, i cili akuzohet për tre vepra penale.

Prokuroria thotë se sipas informacioneve, Deda është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqësore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale.

“Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së”, tha prokuroria.

Prokuroria vlerëson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj Nikoll Dedës, “pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet”.

Në një njoftim, organi i akuzës thotë se Deda u denoncua për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e Urdhrit nga viti në vit.

“Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës”, njoftoi prokuroria.

E kësisoj nga hetimet ka rezultuar se ka dyshime të arsyeshme se “gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë”.

Për prokurorinë ekziston dyshimi i arsyeshëm në prova se Deda ka konsumuar tre vepra penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights