Banorët e shtëpive që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para Bashkisë së Durrësit.
Qytetarët protestues ndjekin kryetarin të Këshillit të qarkut të Durrësit, Alfred Mullaraj për t’i kërkuar shpjegime e mbështetje për situatën.
Mullaraj u ndoq nga qytetarët deri sa u fut në institucion i shoqëruar nga punonjësit e policisë bashkiake
Kujtojmë se janë 74 familje që preken nga projekti TID, që pritet të zbatohet në qendrën historike të Durrësit.
