Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer po japin një konferencë të përbashkët pas takimit që zhvilluan ‘kokë më kokë’.
Rama në fjalën e tij u shpreh se ky ëhstë një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy vendeve tona. Kryeministri u shpreh se është bërë një progres i jashtëzakonshëm për çështjen e emigracionit.
Shefi i qeverisë u shpreh se ngritja e Task Forcës mes dy vendeve ka ulur numrin e kalimeve të paligjshme.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet e dy vendeve tona, për shkak se ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë të lidhur për çështje kaq të rëndësishme. Për çështjen e Ukrainës dhe në çështjen e betejës për emigracionin e paligjshëm për rrjetet kriminale që e stimulojnë emigracionin të paligjshëm. Besoj se me këtë vizitë kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Sa i përket të parë edhe situatat gjeopolitike në vendit është e trazuar.
Natyrisht në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajnë edhe anëtarësinë në NATO edhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm dhe besoj që në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, dhe sa i përket të parës situata gjeopolitike e trazuar ne kemi thelluar bashkëpunimin dhe po punojmë për të krijuar më shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe posaçërisht të mbrojtjes. Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenar për punën që kemi bërë. Shifrat janë mbresëlënëse, përfitoj nga rasti i pranisë tuaj dhe të dërguarve të medias britanike për të theksuar se referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksessshëm është gjëja e duhur për publikun britanik, jo kultivimi i miteve mes të cilëve dhe miti se shqiptarët janë problem për Britaninë, pasi të gjitha shifrat flasin vetë. Në vitin 2024, numri i shqiptarëve që kanë hyrë apo tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani është disa qindra, ndërkohë që në momentin kur ne kemi shtyrë përpara për të ngritur task forcën e përbashkët arriti në 12 mijë, përkatësisht në vitin 2022 kur pati një fluks të madh”, tha Rama.
Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm. Rama u ndal edhe tek lajmi që qarkullon në Britani se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Mbretërinë e Bashkuar.
“Nga ana tjetër dua që të theksoj këtu edhe një shifër që na bën përshtypje në tërësi ne shqiptarëve kur thuhet se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Britani. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës ndërkohë që shifra është 1 në 500. E fundit që dua të theksoj në këtë unë jam shum krenar për punën e policisë shqiptare që janë vlerësuar nga vetë me çmimin e parë të Home Office për punën e shkëqyer me strukturat e shtetit britanik dhe vjet nuk e morrën çmimin e parë për të bërë xheloz të tjerët dhe pranojmë këtë të jemi viktima të xhelozisë”, tha Rama.