Programi IPARD III, që mbështet fermerët dhe zhvillimin rural do të shtrijë financimin edhe në investime për mbrojtjen e mjedisit.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Sinanaj dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani nënshkruan sot në Tiranë, memorandumin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, për zbatimin e programit IPARD III 2021-2027.
Sinanaj tha se, qëllimi i këtij bashkëpunimi është certifikimi i standardeve mjedisore për investimet që do të realizohen dhe financohen në kuadër të këtij programi.
Sipas saj, investimet duhet të kryen duke respektuar dhe përmbushur standardet e përcaktuara dhe duke mos i cenuar ato.
Programi IPARD III, vendos 146 milionë euro dhe nëntë masa mbështetëse në dispozicion të fermerëve dhe bujqësisë shqiptare.
https://www.facebook.com/blueledED/