Berisha 1.mpg snapshot 08.12.004 1024x576

Kreu i PD-së në një konferencë për mediat ka shpalosur programin elektoral të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha theksoi se në tre muajt e parë do të miratohet kodi fiskal, i cili do të jetë i pandryshuar në 4 vjet qeverisje. TVSH do të ulet në 15%, taksa për infrastrukturën do të ulet në 2%, do të shfuqizohet taska për strehimin social.

“Programi i Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme. Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt e parë dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve. Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë nuk do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime. Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë Lekëve të para nuk do tatohen. Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë Lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15%, ikën tabuja 20%.

Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit. Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi dhjetëfishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe njëzet apo tridhjetëfishuan atë. Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje. Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara. Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Europë, qiratë janë në nivelet më të lartat. Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë. Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë. Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%”, tha Berisha.

Në programin e PD do të ulet çmimi i pullave fiskale. Po ashtu Berisha tha se një nga aktet e tyre të para nëse fitojnë zgjedhjet e 11 Majit do të “hedhin në Lanë Ballkanin e Hapur”.

Një premtim i madh i Berishës është se do të përjashtohet nga tatimi bakshishi që jepet nga klienët në përfitimit të subjekteve.

“Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho. 600 Lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit. Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit. Çmimi i pullave fiskale nga 17 Euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 Euro për 1 mijë pulla. Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 Euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla. Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël. Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5% është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE. Edhe njëherë, në qoftë se në aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara.

BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50% diferenca. Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë. Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre. Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet. E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 Lekë. Zbret pra 3-4 herë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%. Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.

Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike. Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tone”, tha Berisha.

Me bindjen e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se qeveria do të bashkëpunojë me bizneset për digitalizimin e të gjitha bizneseve dhe tëo parat që do të përfitojnë nga kjo janë kompanitë e Made in Albania.

“Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit në standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore. Asgjë nuk mund të vijë, se pastaj do vërshonin miliarda para të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët, do ktheheshin këtu në zona industriale. Qeveria do bashkëpunojë ngushtë me biznesin për digitalizimin e të gjitha bizneseve. Qeveria në bashkëpunim me sistemin bankar do të ndërmarrë bashkëfinancimin e vendosjes së paneleve diellore nga jugu në veri, paneleve fotovoltaike në mënyrë që në krye të 3 viteve të pagesës së qirasë, çdo shqiptar të marrë energjinë falas nga këto panele. Startup-et dhe inovacioni do njohin një mbështetje të fuqishme nga banka e zhvillimit. Kompanitë Made in Albania do jenë përfitueset e para nga financimi buxhetor i proceseve të dixhitalizimit. Pra, programi ekonomik Made in Albania i Shqipërisë Madhështore, është pa mëdyshje programi më i mirë që është paraqitur ndonjëherë në Shqipëri në raport me lirinë ekonomike, në raport me konkurrencën dhe barazinë e garës, në raport me klimën miqësore për investitorët dhe investimet, në raport me tërheqjen e investimeve të huaja, në raport me nxitjen e eksporteve”, tha Berisha.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights