640 0 screenshot 3 1759401418

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dha një mesazh për qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile.

Proda tha se ne i bashkojmë zërin tonë thirrjes botërore për t’i dhënë fund çdo forme dhune, sidomos dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Sipas Prodës, Policia e Shtetit ka një angazhim të qartë dhe të palëkundur: zero tolerancë ndaj dhunës.

“Asnjë viktimë e dhunës nuk është vetëm! Dyert tona janë të hapura në çdo kohë, ditë e natë; oficerët e policisë janë të trajnuar për t’ju mbështetur dhe çdo thirrje në numrin 112 trajtohet me prioritet maksimal. Policia është në krahun tuaj, për t’ju mbrojtur dhe për të ndëshkuar autorët e dhunës”, shprehet Proda në mesazhin e tij.

Proda ftoi të gjithë qytetarët të mos heshtin.

“Heshtja mbron autorët, ndërsa denoncimi shpëton jetë. Dhuna nuk është problem individual, por një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë sonë. Vetëm duke raportuar dhe duke bashkëpunuar, ne mund ta ndalim dhunën dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt”, tha Proda.

Proda e përmbylli mesazhin e tij duke kërkuar nga qytetarët që të raportojnë “për të parandaluar dhunën dhe për të ndëshkuar autorët”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights