Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një konferencë për shtyp, ka folur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj tij, sa i përket Gërdecit. Ai e ka quajtur procesin një sajesë politike, ndërkohë që ka theksuar se nga hetimet nuk ka rezultuar se është i përfshirë në

“Procesi ndaj meje, sajesë politike.
Që në fillim të ngjarjes kam dhënë dorëheqjes dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë.
SPAK dhe prokuroria më kanë hetuar mua dhe familjarët edhe për çështje private e shëndetësore, por vetë prokuroria ka provuar se nuk isha i përfshirë në asnjë akt korrupsioni ndaj më ka akuzuar për “Shpërdorim detyre” jo për korrupsion.
Nuk ka asnjë lidhje apo transaksion i përfituar nga unë.
Gjykata dhe prokuroria kanë marrë vendimin se akuza ndaj meje nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec, por vetëm me çështje teknike ushtarake”