France 758x450

Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një mocion votëbesimi kundër Qeverisë, i cili pritet të kalojë dhe ta zhysë edhe më thellë në krizë politike ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në çastet e fundit, Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, do të bëhet e para që shkarkohet përmes votëbesimit në 60 vjetët e fundit.

Në një intervistë televizive të martën, Barnier tha se ende beson se Qeveria e tij mund t;i mbijetojë votëbesimit, i cili pritet të votohet në mbrëmje pas një debati që nisë në orën 16:00.

Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e ka bërë të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë.

Te majtet dhe të djathtët së bashku kanë vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.

Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm.

Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, sipas ekspertëve dhe ekonomistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights