Në qytetin e Kavajës, dega e Partisë Demokratike po zhvillon këtë të shtunë, që prej orës 08:00 të mëngjesit, procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë këtë qytet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ky proces është pjesë e një mekanizmi të brendshëm të Partisë Demokratike, i cili u jep anëtarëve mundësinë për të zgjedhur kandidatin më të përshtatshëm për t’i përfaqësuar në parlament.
Kavaja është pjesë e qarkut të Tiranës dhe në këto primare u përfaqësua nga pesë kandidatë nga qyteti dhe ne total 82, të cilët garuan për të fituar besimin e anëtarësisë së Partisë Demokratike:
- Eris Xhihani
- Arnold Kariqi
- Rudin Hylviu
- Përparim Çaça
- Hysen Kadiu
Rreth 3,000 anëtarë të Partisë Demokratike kishin të drejtën e votës në këtë proces, duke e kthyer këtë në një nga proceset më të rëndësishme politike për qytetin e Kavajës.”
“Interesi për këtë proces zgjedhor ishte i lartë, dhe që në orën 08 00të mëngjesit, qendra e votimit regjistroi një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe sipas ketij ritmi votimi parashikohet qe rreth mesditës të ketë mbaruar pjesa më e madhe e proçesit. Votimi u zhvillua në kushte normale,ndoshta me disa fërkime sporadike , por përgjithësisht proçesi po zhvillohet korrekt dhe me masa të marra për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent.
Procesi u mbikëqyr nga komisionerët e zgjedhjeve të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e tij, duke garantuar respektimin e rregullave të vendosura nga partia. Anëtarët e PD-së votuan në kushte të qeta, pa incidente apo parregullsi të raportuara. Deri në momentin e përfundimit të votimit i cili mbyllet zyrtarisht në orën 18:00 do te DritaTv do të jetë e pranishme për të përcjellë situatën në këtë proçes politik të qytetit të kavajës.
Pas mbylljes së qendrës së votimit, do të nisi edhe procesi i numërimit të votave, i cili do të përcaktojë kandidatin fitues që do të përfaqësojë Kavajën në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Numërimi po kryhet në prani të vëzhguesve dhe përfaqësuesve të kandidatëve, për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.
Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen brenda orëve të ardhshme, duke përcaktuar emrin e kandidatit që do të përfaqësojë Partinë Demokratike të Kavajës në zgjedhjet parlamentare. Ky proces konsiderohet një moment kyç për opozitën, e cila synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.