Ditën e sotme është prezantuar platforma “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet. Iniciativa ‘Transparent Albania’, u prezantua në forumin “Ndërtimi i Besimit: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së për qeverisje transparente”, organizuar në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri/EU4GG.
Në forum morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, ministri i Financave Petrit Malaj dhe Komisioneri për t Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi etj.
Kjo iniciativë e re e qeverisë shqiptare ka për qëllim rritjen e transparencës në shpenzimet buxhetore duke i ofruar qytetarëve, organizatave dhe medias akses më lehtë dhe më të shpejtë në informacionet shtetërore.
Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij ndau lajmin e mirë se Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i forumit botëror, “World Law Kongres” vitin tjetër.
Edi Rama: Kemi marrë një lajm të mirë që Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i një forumi botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe zgjedhje a eventit mikpritës është jo thjesht pjesë e nevojës për të pasur një strukturë mikpritëse të denjë, por lidhet edhe me çfarë vendi mikpritës përfaqëson. Zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e World Law Kongres lidhet me imazhin e ri të Shqipërisë, dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës. Në nuk jemi thjesht vendi kandidat.
Duke u ndalur te platfomra “Transparent Albania”, shefi i qevrtisë tha është një hap i rëndësishëm drejt Shqipërisë 2030. Bëhet fjalë për një instrument të ri, i cili do të shëbrejë si urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.
Edi Rama: Sot do të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Një hap që lidhet me angazhimin e marrë nga Shqipëria në kuadrin e planit të ri të rritjes së BE. Nuk bëhet fjalë për një faqe të re ose një faqe më shumë në internet për informim publik, por bëhet fjalë për një instument të ri, bëhet fjalë për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Është një platformë e cila padiskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian në aspektin e standardeve të një shteti evropian të së drejëts, dhe është nga ana tjetër një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë inforacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit. Është një platformë e cila do të rrisë shkallën e përgjegjësisë të të gjitha institucioneve qendrore dhe të të gjithë sistemit të pushtetit ekzekutiv sepse përballja dhe ekspozimi do të jetë shumë i lartë, që do të thotë edhe nevoja për të perfomruar në kohë reale shumë më mirë do të jetë e vetëvetishme për të gjitha institucionet.
Rama ka treguar edhe si do të funksionojë platforma.
Edi Rama: Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilitdo institucion me një këkresë për të marrë një informacion do të mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës. Nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Kështu vendos para përgjegjësi këdo në atë institucion që është zyra apo personi që duhet të përgjigjet dhe nga ana tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e performancës në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarit. Një tjetër element që platforma do të ketë, aktualisht nuk është ende në platformë por besoj se është i dobishëm, që ka të bëjë me çështje të aktualiteti të cilat zënë një vend të caktuar në debatin publik lidhur me shpenzimet, lidhur me prokurimet, partneritetet publike private, lidhur me qasjen e një institucini ndaj një veprimtarie të caktuar dhe që hedhin dyshime apo që krijojnë shqetësim. Është e udhës që institucini përkatës të hsprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa dëgjon dhe ndjek një debat të caktuar, të ketë edhe versionin që është institucioni i institucionit