Pas mbledhjes së qeverisë së re, prezantohet ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
I pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“Vjen në krye të punëve të brendshme me një profilk krejt tjetër dhe me një mission të qartëm ta kthejë këtë ministri nga ajo e policisë sipas standardit shqiptar, në një ministry të punëve të brendshme të standardeve europiane”, tha Rama.
“Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshnme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që Koçiu duhet të sjellë”, shtoi ai.
Më tej, Rama ripërsëriti problemin e madh me sistemin jo funksional apo integral të adresave.
“Akoma sot na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë.”
Më pas tha se “Shqipëria ka një sistem të prapambetur zjarrfikësish me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur”.
“Është e natyrshme që Policia të ishte si çeta e Ministrit të Brendshëm, një vend me mbi 100 e kusur vrasje mesatarisht në vit apo ku ringritja e Policisë pas asaj katrahure ku ne nisëm punën në 2013-ën, e bënin Policinë e Shtetit prioritetin e prioriteteve, dhe e vini detyrimisht Ministrin në kushtet e kryepolicit civil mbi kokën e tyre. Por tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm sepse parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave”, theksoi Rama, duke shtuar se ka punë të tjera të brendshme që duan fokus, duke nisur nga godina e Ministrisë.
Koçiu është ministrja e parë që prezantohet zyrtarisht, për qeverinë “Rama 4” e njëkohësisht e para grua që drejton këtë institucion. Ky i fundit ishte një nga ministritë më të kritikuara nga Rama gjatë Asamblesë kombëtare të PS-së.
